PD-PS, qendrime te kunderta per raportin
TIRANE - Dy partite e medha politike jane te ndara ne qendrimin e tyre per raportin e Transparency International Albania. Nderkohe qe mazhoranca vlereson progresin e arritur nga ana e Shqiperise ne luften kunder korrupsionit, opozita shprehet se qeverisja e djathte ka deshtuar pikerisht ne elementin kryesor mbi te cilin mbeshtetet dhe fitoren ne zgjedhjet e 2005, luften kunder korrupsionit. Ne nje deklarim per mediat, kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, vleresoi dje progresin e bere nga Shqiperia ne luften kunder korrupsionit, duke iu referuar rezultateve te publikuara sot nga raporti i Transparences Nderkombetare per vitin 2008. "Raporti i Transparences Nderkombetare per vitin 2008 e vlereson Shqiperine me nje progres te rendesishem ne perceptimin e korrupsionit, duke bere qe ajo te lere pas rreth 100 vende dhe te renditet e 85-ne bote, nderkohe qe 3 vjet me pare ne ishim ne bishtin e klasifikimit boteror, ne vendin e 126-te, nga 158 shtete te testuar nga kjo organizate", tha Patozi. Gjithashtu, sipas tij, eshte nje konfirmim i madh se deviza e 'duarve te pastra' dhe e tolerances zero ndaj krimit dhe korrupsionit, me te cilen ne erdhem ne pushtet ne vitin 2005, jo vetem nuk eshte shuar, por ajo eshte ne fokusin e qeverise se koalicionit te djathte. Por nuk ndan te njejtin qendrim me Patozin deputeti socialist, Taulant Balla. Per te cilin Vleresimi 3.4, qe eshte larg atij 5, vleresimi me optimal per te qene brenda parametrave te pretendimeve qe eshte optimalja per te plotesuar kushtet e vena nga BE. "Problem eshte korrupsioni ne qeveri, ne institucionet ne varesi te saj, drejtesi. Keshtu nje pjese nuk jane zbardhur, sic eshte "Gerdeci". Qeveria ka deshtuar pikerisht ne elementin me te rendesishem mbi te cilin PD erdhi ne pushtet, qe eshte korrupsioni", deklaroi Balla.