E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: S'duhet te kete ndryshime ne qeveri

Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj deklaroi diten e djeshme se ndryshimet aktuale ne qeveri mund te demtonin edhe imazhin e ekzekutivit. Duke u nisur edhe nga rasti i fundit i zevendesimit te ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Koco Barka me nje tjeter emer nga radhet e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne kete kuader sipas Zogaj, afrimi i zgjedhjeve parlamentare te 2009-es i ben edhe me pak efikase ndryshimet ne qeveri. "Afrimi i zgjedhjeve te 2009, i ben te pafrytshme dhe te panevojshme levizjet ne qeveri, duke demtuar imazhin e saj para elektoratit", thekson deputeti i PD-se, Prec Zogaj. Sipas tij, me afrimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare ndryshimet ne kabinetin qeveritar nuk kane nje entuziazem qe do te kishin po te beheshin me pare. Prej kohesh deputeti i PD-se, Prec Zogaj ka deklaruar se ne qeveri ka nevoje per ndryshime emergjente ne qeveri. Por keto deklarata jane bere muaj me pare dhe ne keto kushte, sipas deputetit demokrat, duket se ndryshimet ne qeveri mund te vijne vetem si pasoje e situatave te papritura, sepse nuk ka kohe ne lidhje me ndryshime te studiuara mire dhe te mirefillta. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›