Berisha: Tolerance zero ndaj krimit, Shqiperia ndryshoi
BURREL - Qe nga qyteti verior i Burrelit kryeministri Berisha ka bere nje bilanc te shpejte per tre vitet e qeverisjes se tij, teksa eshte shprehur se Shqiperia ka ndryshuar ne keto tre vjet me shume se kurre me pare. Vleresim i mbeshtetur ky dhe ne investimet qe kane qene prezent ne tere vendin ne keto vite. Ne kuader te turit te tij "Shqiperia po ndryshon", ai ka nenvizuar se "lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar e beri Shqiperine nje nga vendet me te sigurta". I shoqeruar nga anetare te kabinetit te tij qeveritar, ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja, ai i MPPTT-se, Sokol Olldashi, i BUMK, Jemin Gjana, kreu i qeverise, duke peruruar fillimin e punimeve per rikonstruksionin e shkolles se mesme "Pjeter Budi" ne qytetin e Burrelit, u shpreh se ishte kjo siguri qe solli rritjen e numrit te turisteve, nga 250 mije ne vitin 2004 ne 2 milion ne vitin 2008. "Shqiperia u be nje nga vendet me te sigurta dhe emri i saj ndryshoi", tha Berisha, duke kujtuar ketu ftesen per ne NATO qe, sic cilesoi ai, u mor per shkak te reformave serioze te qeverise, e cila fjalet i shnderroi ne vepra. "Ne vitin 2005 ne fjalen time ne Bruksel, perpara 26 vendeve te NATO-s, une thashe se reformat ne leter jane inekzistente dhe cdo reforme do ta shnderrojme ne realitet. Ne kete e beme realitet ndaj dhe fituam besimin" u shpreh Berisha duke garantuar vazhdimin e ketyre reformave. "Vetem nepermjet reformave Shqiperia do te ndryshoje akoma dhe me shume", cilesoi Kryeministri. Ai permendi gjithashtu uljen e taksave, duke arketuar ne arken publike 3.2 milione dollare me shume se ne vitet e qeverise se meparshme, cka per te perben dhe nje element tjeter te shmangies se evazionit fiskal. Kryeministri u ndal ne investimet ne rruge, te cilat ne keto tre vjet jane me shume se ne tere koherat te marra se bashku, ndersa vecoi ketu investimet ne zonat rurale, duke theksuar se jane asfaltuar 1600 kilometra rruge. Nuk do te ndalin perpjekjet, nenvizoi kreu i qeverise, qe te gjithe shqiptaret te udhetojne ne rruge te mira si qytetare te Evropes, te kene shkolla, ujesjellesa, kanalizime, sistem vaditjeje, te kene dalje te lire ne treg. Nderkohe kryeministri Berisha theksoi se tregu per prodhimet bujqesore te fermereve shqiptare ka qene keto tre vjet me i hapur se kurre dhe kjo se ne kemi larguar monopolet e qeveritareve qe importonin prodhime ushqimore dhe i zhvleresonin ne teresi prodhimet shqiptare. Nderkohe Berisha ka zhvilluar ka peruruar kanalin ujites ne Klos, rikonstruksionin e shkolles se mesme "Pjeter Budi" ne Burrel, inaugurimin e universitetit privat "Nena Mbretereshe Geraldine" ne Burrel. Njeheresh ne fshatin Bejne kryeministri ka promovuar dhe njehere nismen ne moshen e internetit.
Kryeministri: Rruga e Arbrit, se shpejti dhe ne Klos
Kryeministri premtoi dje ne Burrel se se shpejti do te filloje ndertimi i rruges se Arbrit ne trajektoren e saj te plote dhe nga ndertimi i saj, banoret e Klosit jane ata qe perfitojne me shume. "Nje seri rrugesh,jane ne projekt per asfaltim ne zonen e Klosit, nder te cilat rruga qe ju shkurton lidhjen me Tiranen, rruga e Arbrit qe eshte edhe projekti me madhor", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Kreu i qeverise deklaroi se qeveria qe ai drejton eshte edhe qeveria e premtimeve te mbajtura.
Fatjona Mejdini
Kryeministri: Rruga e Arbrit, se shpejti dhe ne Klos
Kryeministri premtoi dje ne Burrel se se shpejti do te filloje ndertimi i rruges se Arbrit ne trajektoren e saj te plote dhe nga ndertimi i saj, banoret e Klosit jane ata qe perfitojne me shume. "Nje seri rrugesh,jane ne projekt per asfaltim ne zonen e Klosit, nder te cilat rruga qe ju shkurton lidhjen me Tiranen, rruga e Arbrit qe eshte edhe projekti me madhor", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Kreu i qeverise deklaroi se qeveria qe ai drejton eshte edhe qeveria e premtimeve te mbajtura.
Fatjona Mejdini