Kodheli-Berishës: Koalicionit të Gërdecit i mbetet, veç të humbasë me dinjitet
Zëdhënësja e PS, Mimi Kodheli ka reaguar ndaj qeverisë Berisha, duke deklaruar se koalicioni i Gërdecit nuk ka më moral për të premtuar, por ka arsye vetëm për tu larguar.
Sipas saj, Sali Berisha nuk është në opozitë, por ka pasur 4 vjet kohë në qeveri për të bërë ato që premton sot, pasi nuk ka mbajtur premtimet që bëri dje.Sali Berishës nuk i mbetet veçse të humbasë me dinjitet, u shpreh Kodheli.