E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Shpërdorimi i fondeve publike, provë e mashtrimit të kësaj qeverie

Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar në LSI, Edmond Haxhinasto deklaroi se vendimi më i fundit i KLSH-së për keqmenaxhimin e fondeve publike, rikonfirmoi mashtrimin elektoral, që kjo mazhorancë i ka bërë qytetarëve të këtij vendi, kur në 2005 u morri votat me flamurin antikorrupsion. Sipas tij, në krye të dëmit të shkaktuar qëndron evazioni fiskal dhe prokurimet publike, gjë që dëshmon për dështimin e reformave të pretenduar në këto sektorë, nëpërmjet taksës së sheshtë apo prokurimit elektronik. Haxhinasto bëri të ditur se shumë prej 40 milionë dollarësh e dëmeve të shkaktuara, pa llogaritur milionat e rrugës Durrës-Kukës është një dëm i rëndë për buxhetin e shtetit. Kjo shumë do të kishte bërë të mundur që kartat e identitetit të jepeshin falas jo vetëm për personat dhe familjet në nevojë, por për gjithë popullsinë, u shpreh Haxhinasto, duke shtuar se kjo shumë do të kishte mbuluar faturën financiare të projektligjit që LSI propozoi për përkujdesjen sociale e shëndetësore ndaj moshës së tretë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›