E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj: LSI nuk ka qenë kundër buxhetit të bashkisë

Kryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës është shprehur se tashmë buxheti 2009, është një çështje e kaluar dhe pritet vetëm lajmërimi edhe i prefektit të Tiranës për kontestimet që ai ka pasur për këtë buxhet. Ai tha se mbledhja e këshillit bashkiak rikonfirmoi buxhetin, por do të ketë edhe një njoftim zyrtar me prefektin për kontestimet që ai ka paraqitur. Sipas Dervishaj, mbledhja e këshillit bashkiak ishte mbledhja e radhës, që kishtë një rend të përcaktuar. "U votua rendi i ditës, dhe u procedua mbi këtë rend dite", shpjegoi ai. Dervishaj u shpreh se në funksionin e kryetarit të këshillit, ai do të komunikojë zyrtarisht me Keçin për kontenstimin që ia ka pasur për buxhetin e Tiranës. "Këshilli e gjykoi se tashmë janë plotësuar kërkesat e Keçit ndaj dhe miratoi", tha ai. Në funksionin e këshilltarit të LSI-së, Dervishaj u shpreh se LSI-ja nuk është deklaruar kundër, por donte të dinte më tepër për fondin e buxhetit dhe për detajimin e strukturës organizative të ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, kërkesa që sipas Dervishaj, ditën e djeshme u plotësuan. "Ne mbështetëm projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës", shtoi ai. Dervishaj u shpreh se këshilli bashkiak përfshiu kërkesën e Keçit si një pikë të veçantë, i cili kërkon që të ketë një njoftim zyrtar për Keçin, ndërsa grupi i PD-së u largua nga salla, dhe më pas sipas tij, mbledhja vijoi normalisht me marrjen e vendimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›