Berisha, kryeministri i parë që do të pritet zyrtarisht në Elysée
Me ftesë të presidentit francez Nicolas Sarcozy, me 24 prill, Kryeministrit Berisha do vizitojë Parisin, ku do të ketë një takim kokë më kokë me presidentin francez. Integrimi i vendit në BE dhe Unioni Mesdhetar pritet të jenë temat kryesore të bisedimeve
TIRANE - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, do të zhvillojë një vizitë pune 1 ditore në Francë, ku do të pritet në një takim të posaçëm, në datën 24 prill, nga Presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozy, në Pallatin Elysee.
Kryeministri aktualisht gjendet në Kinë për një vizitë disaditore nga pritet të kthehet sot dhe vetëm dy ditë më pas, do të udhëtojë kryeqytetin e Francës, Paris. Ky është takimi i parë i një Kryeministrit shqiptar që pritet në Pallatin Elysee. Gjatë takimit mendohet se në epiqendër nuk do të jetë vetëm perspektiva e anëtarësimit të shpejtë të Shqipërisë në BE, por edhe çështja e jetësimit të nismës së Unionit Mesdhetar, një ide e sponsorizuar fort nga kryetari i shtetit francez.
Pas takimit me presidentin francez, kryeministri shqiptar do të presë në Tiranë homologun grek Kostas Karamanlis, i cili do të mbajë një vizitë dyditore me 26-27 prill, para se të niset me 28 për në Pragë, ku do t’i dorëzojë presidencës çeke kërkesën zyrtare të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.