Berisha kthen sytë nga të varfrit në prag të zgjedhjeve
Qeveria ngre një grup ndërministror për të evidentuar familjet në nevojë. Kryeministri kritikon pushtetin vendor, harron decentralizimin e pushtetit
Jonida Tashi
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në prag të zgjedhjeve, ka kthyer sytë nga familjet në nevojë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e një grupi ndërministror për të evidentuar dhe mbështetur me transparencë familjet me pamundësi reale ekonomike. Përveç kërkesës së mësipërme, Berisha nuk ka ngurruar të hedhë kritika kundrejt pushtetit vendor, duke e fajësuar atë për neglizhencë në evidentimin dhe dhënien e ndihmës për këto familje. Akuza konkrete që Berisha ka ngritur për pushtetin vendor, të cilit ia kaloi vetë administrimin e familjeve në nevojë, është se, sipas tij, kryetari i komunës dhe i bashkisë, si dhe prefekti “flenë” mbi këtë problem, dhe shtojnë në listën e personave në nevojë ekonomike edhe njerëz që mund të kenë të ardhura më shumë se sa edhe ata vetë. Sipas kryeministrit, bashkia nuk ka dhënë ndihmë për këto familje, madje nuk di që ekzistojnë shumë njerëz, të cilët vuajnë nga varfëria ekstreme.
Deklarata
Gjatë deklaratës Berisha i ka kërkuar ministrit të Financave, Ridvan Bode, të alokojë menjëherë një fond të posaçëm për fillimin e punës nga ana e grupit ndërministror dhe për ndihmesën e këtyre familjeve. Sipas Berishës, grupi ndërministror, jo vetëm që do të përcaktojë saktësisht dhe me transparencë të gjitha familjet me pamundësi reale ekonomike, por duhet të dalë me propozime konkrete për ndryshimet e nevojshme të ligjeve dhe vendimeve ekzistuese për zgjidhjen e situatës së tyre. “Ky është një problem shumë i dhimbshëm, ndaj për këtë çështje do të ngrihet një grup pune ndërministror. Ne rimbursojmë miliarda e miliarda lekë, por në radhë të parë duhet t’ua adresojmë rimbursimin e plotë atyre që nuk mund të japin dot asnjë qindarkë. Skema e rimbursimit duhet të nisë në radhë të parë nga ata që janë në pamundësi të plotë ekonomike”, - u shpreh kryeministri i vendit. Gjithashtu, Berisha ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, në katër vjet, ka rritur buxhetin social nga 6.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që ka qenë më parë, në 9.3 për qind, që është aktualisht.
Evidentimi
Duke iu referuar shqetësimeve të ardhura te ai vetë nga familje të mbetura në mjerim ekonomik, për shkak të humbjes së kryefamiljarit, për shkak të fatkeqësive të ndryshme, kryeministri tha se, së pari, pushteti vendor, duhet t’i identifikojë me përparësi këto familje dhe nuk mund t’i lërë ato në mjerim. “Përse injorohet nëna me 3 fëmijë, që i mban ata vetëm me pensionin e bashkëshortit të saj, të cilin nuk e ka më në jetë? Me çfarë do ta përballojë jetën ajo? Ajo robtohet nga mëngjesi deri në darkë vetëm për shkak të pashpirtësisë së aparatit burokratik, vetëm për shkak të qëndrimit çnjerëzor të autoriteteve vendore kudo ndodhen dhe të cilësdo forcë politike që i përkasin, ndaj këtyre njerëzve”, - pohoi kryeministri. Qeveria qendrore, theksoi kryeministri, nuk mundet në asnjë rrethanë që të shënjojë secilën prej këtyre familjeve, por ata kanë qeveritë vendore dhe, jo vetëm ato, por edhe prefekturat, qarqet.
Përbërja e grupit ndërministror
Grupi ndërministror i punës do të përbëhet nga përfaqësues të:
Ministrisë së Punëve
Ministrisë së Arsimit
Ministrisë së Shëndetësisë
Ministrisë së Brendshme
Ministrisë së Financave
3 Shkurt 2009