Çmimet vjetore per letersine
Çmimi i Madh i Letërsisë
I jepet shkrimtarit Ismail Kadare për romanin “Darka e gabuar”, vepër me vlera universale, që shënon një ngjarje të rëndësishme në letërsinë shqipe.
Çmimi “Petro Marko”
I jepet shkrimtarit Mehmet Kraja për romanin “Selvitë e Tivarit”, ku jehonat e historisë dhe të fateve njerëzore ndërthuren në një rrëfim mjeshtëror.
Çmimi “Lasgush Poradeci”
I jepet vëllimit “Gjallë unë pashë”, të poetit Preç Zogaj, për energjinë lirike dhe forma shprehëse origjinale.
Çmimi “Migjeni”
I jepet vëllimit “Papa dixhital”, të autores së re Albana Shala, si një hyrje befasuese në poezinë shqipe.
Çmimi “Gjergj Fishta”
I jepet librit “Brirët e dhisë”, të autorit Artan Fuga, për thellësinë e mendimit dhe risinë në trajtimin e dukurive shoqërore e kulturore shqiptare.
Çmimi “Faik Konica”
I jepet zotit Jorgo Bulo për botimin kritik të veprës së plotë të Çajupit, autor i rëndësishëm i traditës sonë letrare.
Çmimi “Fan Noli”
I jepet zotit Pashk Gjeçi për përkthimin mjeshtëror të “Faustit” të Gëtes.
I jepet zotit Shpëtim Çuçka për përkthimin e plotë të “Faustit” të Gëtes.
Çmimi “Isuf Vrioni”
I jepet zotit John Hodgson për punën e bërë në përhapjen dhe njohjen e autorëve të rëndësishëm shqiptarë në gjuhën angleze.
1 Shkurt 2009