E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, kundër licencave

Kryeministri Berisha tha dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se po bëhet një punë intensive për liberalizimin e tregut dhe të ekonomisë me heqjen e licencave. "Gjatë kësaj periudhe është bërë një punë intensive antilicencë. Çdo hap drejt liberalizmit është një hap drejt lirisë. Kjo është dhe duhet të jetë motoja jonë", u shpreh Kryeministri. Duke vlerësuar se në këtë drejtim është bërë progres thelbësor, Kryeministri tha se do të hiqet pjesa më e madhe e licencave dhe ato që mbeten do të kalojnë në "One stop shop", që do të shndërrohet në agjencinë e vetme të licencimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›