E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi, kostoja në rritje

Ankandi i fundit i Bankës së Shqipërisë ka konfirmuar prirjen rritëse të kostos së borxhit qeveritar. Në këtë ankand, qeveria bleu 9.6 miliardë lekë borxh, me afat 1-vjeçar me një normë interesi prej 8.2 përqindësh. Vetëm një javë më parë, i njëjti borxh u ble me një interes prej 8.17 përqindësh. Në fillim të muajit prill, borxhi publik me afat njëvjeçar është emetuar me interes prej 8.11 përqindësh. Rritje kanë shënuar edhe interesat e borxhit me afat maturimi 6-mujor, të cilët arritën në ankandin e fundit në 7.46%. Krahasuar me dy vjet më parë, kostot e borxhit janë rritur me gati 2 pikë përqindjeje. Disa nga ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak se tregu i borxhit publik është në kushte gati monopol. Vetëm një bankë zotëron mbi 60 për qind të borxhit qeveritar, ndërsa qytetarët nuk kanë akses fare në këtë treg.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›