"Gazprom" kërkon monopolin e gazit
Ekspertët e huaj të energjetikës janë shprehur të shqetësuar, duke paralajmëruar rritje të fortë të çmimit të gazit në tregun botëror. Parashikimet janë tronditur edhe më, ku gjiganti rus "Gazprom" njoftoi se i ka ofruar qeverisë afgane të blejë gazin natyror të këtij vendi me çmimet aktuale në tregun evropian pa përfshirë kostot e transportit. Oferta, që është bërë publike nga ambasadori rus në Afganistan, është interpretuar nga analistët e fushës si një mesazh i qartë që paralajmëron se çmimet e gazit do të rriten në mënyrë të ndjeshme. Alexei Miler, shefi i "Gazprom"-it është takuar dy ditë më parë me Presidentin afgan dhe i ka kërkuar të blejë gaz me kontrata afatgjata. Kjo lëvizje do t‘i jepte edhe më shumë pushtet energjetik Rusisë së fuqishme, duke vendosur monopolin e plotë në Evropë. Disa ekspertë parashikojnë se çmimi i gazit do të shkojë në 360 dollarë për metër kub në fund të vitit 2008.