Pronat, ndryshon për 2008 skema e kompensimit në para
Dje në Këshillin e Ministrave janë miratuar të gjitha procedurat që duhet të ndjekin ish-pronarët për të marrë pjesë në procesin e kompensimit në formë monetare. Duke iu referuar ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, qeveria vendosi dje që subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është e njohur e gjitha për kompensim dhe që nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, kompensohen, sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri i vendimit dhe data e tij, sipas viteve. Kompensimi do të bëhet vetëm për deri 200 m² të sipërfaqes së caktuar për kompensim, sikundër u veprua dhe vjet, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës, që kompensohet. Gjithashtu, subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006 dhe 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008. Fondi i kompensimit për këtë vit është parashikuar në 500 milionë lekë ose rreth 6 milionë dollarë. Po dje, Kryeministri i vendit ka theksuar edhe një herë qëndrimin për të kryer një rivlerësim të çmimit të tokës, jo sipas metodikës që përdorin qarqet dhe komunat, por sipas vlerës reale të tregut.
Vendimi
Ish-pronarët e tokave të zëna nga shteti apo nga ndërtimet informale duhet të marrin në konsideratë kriteret e vendosura dje nga Këshilli i Ministrave. Konkretisht, dokumentet që nevojiten janë: kërkesa për kompensim financiar, deklarata për pranimin e kritereve për kompensim, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave dhe kushtet e tjera, që lidhen me kriteret, sipas formularit 2, vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse. Po ashtu, të tjera dokumente që duhen janë dëshmia e trashëgimisë; prokura e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar; fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatën e lindjes së personit, që ka prokurën e përfaqësimit si dhe mandatpagesën.
AKKP
Përveç dokumenteve që kërkohen në procesin e kompensimit në para për ish-pronarët, qeveria ka përcaktuar udhëzimet përkatëse edhe për AKKP-në dhe për zyrat rajonale të saj. Kështu, AKKP-ja, në bashkëpunim me zyrat rajonale, shqyrton dokumentacionin e subjekteve, që kërkojnë kompensim. Zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave kryen veprimin e verifikimit të dosjes dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendimet e tjera për këtë subjekt të shpronësuar. Po ashtu, kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të patundshme, që, brenda 10 ditëve, të konfirmojnë të dhënat për: vlefshmërinë e regjistrimit të vendimit përkatës në ZRPP; verifikimin e ndryshimit të gjendjes juridike të pronës nga çasti i daljes së vendimit të paraqitur nga subjekti përkatës; verifikimin e regjistrimit dhe të ushtrimit të së drejtës së parablerjes. Zyrat Rajonale duhet të verifikon në database të gjitha vendimet për këtë subjekt, për identifikimin e vendimeve për kthim dhe kompensim të tij, si dhe verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës. Gjithashtu, këto zyra në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar, pjesën e pronës, që kërkohet për t‘u kompensuar, kur prona është mbi 200 m² dhe i kërkon personit, që ka prokurën e përfaqësimit, të nënshkruajë për pjesën që kompensohet, duke llogaritur vlerën e sipërfaqes. Zyra e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qendër shqyrton dokumentacionin e zyrave rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe përgatit vlerësimin ligjor të kompensimit, harton relacionin përkatës, nxjerr vendimin për kompensim ose jo të subjektit të shpronësuar, i dërgon subjektit të shpronësuar, Avokatit të Shtetit dhe zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra, për t‘u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore. Në përfundim, shpallet lista e subjekteve fituese, duke i hapur rrugë veprimeve me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit në të holla në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.