Berisha “lë pas dore” grevën e urisë së 10 deputetëve

Shefi i qeverisë është nisur për në Bruksel, për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar, ku do të shqyrtohen shkaqet e krizës financiare globale dhe gjetja e zgjidhjeve për të parandaluar këtë krizë.
Simpoziumi “Biznesi dhe lidershipi” organizohet cdo vit me pjesëmarrjen e politikanëve të rëndësishëm, përfaqësuesve të biznesit nga e gjithë bota, akademikë dhe figura të tjera të shquara, të cilët mblidhen për të shkëmbyer eksperiencën mbi sfidat aktuale të tregjeve globale.
Konferenca e këtij viti, në të cilën do të referojë edhe Kryeministri Berisha, do të shqyrtojë hollësisht shkaqet e krizës financiare globale, në kërkim të një udhërrëfyesi në mbështetje të biznesit. Kjo konferencë organizohet nga shoqata ndërkombëtare për vlerat njerëzore, me mbështetjen e Parlamentit Evropian.
Vizita e Kryeministrit në Bruksel do të zgjase dy ditë dhe gjatë fundjavës do të jetë në Tiranë, ku do të ndjek nga afër zhvillimet e grevës së urisë së 10 deputetëve të Parlamentit.