E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajola Xoxa: Edi Rama na futi në politikë mua dhe Gerti Bogdanin

Nga Tema

Ish-aktivistja e lëvizjes “MJAFT!”, Ajola Xoxa, momentalisht e angazhuar pranë Partisë Socialiste në Komisionin për Çështjet Ligjore, ka treguar dje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se ajo së bashku me mikun e saj, Gerti Bogdani, kishin shkuar tek Edi Rama dhe i kishin kërkuar t’i angazhonte në politikë.

Deklarata e saj u bë gjatë emisionit ku trajtohej tema e angazhimit të të rinjve në politikë.

Bogdani, aktualisht bën rolin e zëdhënësit të Partisë Demokratike.

Gazeta “TemA” ka publikuar dhe një foto të tij dhe bashkëshortes me kryetarin e PS, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama, në kohën kur ata angazhoheshin pranë kësaj partie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›