E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau bashkeshortin, Vitore Doda kerkon meshire nga gjykata

Tirane- E pandehura, Vitore Doda e akuzuar per vrasjen e bashkeshortit te saj, ka kerkuar dje meshire perpara gjykates. Gjate konkluzioneve te saj perfundimtare, e pandehura ka shpjeguar se e ka pranuar krimin, e kryer rreth nje vitit me pare. "Kam pranuar qe e kam kryer krimin per vetembrojtje. Kerkoj meshire nga ana juaj", i eshte drejtuar dje gjykateses se ceshtjes, Shefkie Demiraj. Nga ana tjeter avokatja e saj, i ka shpjeguar gjykates, se klientja ishte penduar per krimin qe ka kryer. "Gjykata gjate dhenies se vendimit duhet te kete parasysh rrethanat cilesuese si dhe faktin qe klientja ime, ka nje femije te vogel", ka shpjeguar mbrojtja. Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates, shpalljen fajtore dhe denimin me 6 vjet burg, per 28-vjecaren Doda. Sipas akuzes e pandehura me daten 25 gusht, ka qelluar me nje thike bashkeshortin e saj, Marash Doden, i cili kishte tentuar t'i vriste te atin e saj. Sipas akuzes viktima kishte shfaqur edhe me pare shenja revoltimi dhe dhune. Nga hetimet ka rezultuar se viktima, 40 vjec, tre dite perpara se te ndodhte ngjarja ishte paditur nga motra e tij, Luljeta, pasi e kishte qelluar me sepate ne koke. Sipas perfaqesuesit te akuzes, e pandehura kishte dy jave qe ishte martuar me viktimen Doda, 40 vjec, i cili kishte braktisur gruan se bashku me tre femije, ndersa kishte marre te pandehuren dhe jetonte ne banesen e tij, qe ndodhet ne afersi te Bregut te Lumit, Tirane. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›