E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ne gjykate eshte "kukull"

Redinalda Caushaj

Tirane- Efektivat e policise ne gjykata, jane vetem "kukulla". Kryetaret e gjykatave ne vend, gjate nje mbledhje te zhvilluar ne Keshillin e Larte te Drejtesise, ne lidhje me sigurine ne gjykata, kane kerkuar me shume forca policie gjate punes se tyre. Qellimi i takimit ishte diskutimi mbi mbrojtjen efektive te gjyqtareve dhe gjykatave, teme e cila eshte bere objekt i shqetesimeve te Keshillit te Larte te Drejtesise kohet e fundit. Kryetari i Gjykates se Vlores, Artur Malaj theksoi se "Une mund te them se neni 41 deri tani, nuk eshte aplikuar. Dhe nese do te flasim per aplikim te kesaj dispozite duhet te kemi parasysh nje polici qe duhet te jete e organizuar ne menyre te ndryshme. Ne te gjitha gjykatat ka nga nje polic, qe eshte per gjykaten dhe nje polic, qe eshte per prokurorine. Te dy keta police, nuk bejne gje tjeter vecse ruajne objektin". Nga ana tjeter kryetari i Gjykates se Tiranes, Albert Mece sqaroi se "Problemi kryesor lidhur me rendin dhe sigurine ne Gjykaten e Tiranes, eshte mungesa e personelit policor. Gjykata e Tiranes te pakten ne dy ose ne tre vitet e fundit, te gjitha hyrje-daljet, kane porta dedektive, nuk mungon rregullorja e brendshme, nuk mungon nje plan akordimi mes Drejtorise se Tiranes, Gjykates se Tiranes dhe Drejtorise se Burgjeve, nuk mungon vullneti i mire i te pakten tre drejtoreve te fundit, te drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Por dua ta them dhe nje here sepse me duket, kur e mendoj kete si ajo barsoleta e kambanave, pse nuk bien. Ne fakt nuk ka police". Nga ana tjeter zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, beri me dije se pasiguria ne gjykata mund te cenoje parimin e zhvillimit te procesit te drejte ligjor. "Siguria ne gjykata nuk prezumon vetem mbrojtje te gjyqtareve por siguri per te drejten, publikun, avokatet, prokuroret si dhe per gjyqtaret gjithashtu. Ne nje mjedis te pasigurt, qytetaret mund te hezitojne te kerkojne te drejten e tyre dhe gjyqtaret mund te kene veshtiresi ne dhenien e drejtesise", theksoi Spahiu. Me tej ai vuri ne dukje se qe prej nje viti tashme, organizimi i pushtetit gjyqesor, rregullohet nga ligji i ri organik (Nr.9877 date 18.2008 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne RSH") Neni 41 i te cilit, percakton se: ne funksion te garantimit te rendit dhe sigurise, prane gjykatave organizohet, sherbim i vijueshem i Policise se Shtetit, i cili vepron sipas urdhrave te kryetarit te gjykates. Kjo kerkon pergatitjen e te gjitha akteve nenligjore te nevojshme dhe nje bashkepunim te vazhdueshem, mes kryetareve te gjykatave dhe Policise se Shtetit.

Spahiu, shqetesim per trupen gjyqesore

"Nisur dhe nga disa ngjarje konkrete te ndodhura kohet e fundit ne gjykatat e disa qyteteve kryesore, me lejoni t'ju transmetoj shqetesimin njezeri te Keshillit, ne mbledhjen e kater diteve me pare, mbi sigurine e trupes gjyqesore dhe te ambienteve te gjykatave, sipas te cilit mbrojtja e gjyqesorit, eshte pa diskutim pjese e autoritetit qe ai ushtron",- sqaroi me tej, zv.kryetari i KLD-se. Ne fund ai iu shpjegoi gjykatesve se ata qe jane perzgjedhur te japin drejtesi, dhe per pasoje te mbrojne interesat e ligjshme te shoqerise, duhet te jene vete te mbrojtur, ne te kundert drejtesia rrezikon te duket vulnerabel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›