Shqiptari vret gruan dhe i ve flaken baneses
ATHINE - Nje grua e re shqiptare, emigrante e rregullt ne Greqi u gjet e djegur ne banesen e saj, dyshohet se eshte vrare nga i shoqi 44-vjecar, i cili nje dite me pare u vu ne pranga. Fillimisht, ngjarja qe i mori jeten 37-vjecares shqiptare, u mendua si nje aksident, pasi banesa ku jetonte u perfshi nga flaket dhe e ndjera u gjet ne mes te dhomes se gjumit e pajete, me djegie te shumta. Ngjarja ka ndodhur nje jave me pare, me 17 mars, ne Megara, ku 37-vjecarja shqiptare, emri i te ciles nuk u publikua, u gjet e vrare ne nje apartament me qira, ne katin e katert te pallatit qe ndodhet ne rrugen "28 Tetori" nr 149. Gruaja eshte gjetur e vdekur, pak pasi shtepia ku banonte, u perfshi nga flaket qe e dogjen apartamentin plotesisht. Nje jave hetime, sollen ne operacionin e djeshem qe kreu policia e Atikes. Ne nje prononcim dje per mediet, zyrtaret e policise, thane se autor i vrasjes se emigrantes shqiptare, eshte nje 44-vjecar bashkeshorti i te ndjeres, i cili u arrestua paraditen e djeshme. Nga hetimet doli se 44-vjecari, ishte xheloz per te shoqen dhe po e vuante kete fakt prej disa kohesh. Pikerisht paraditen e 17 marsit, ai ka perzene nga shtepia dy femijet e tyre te mitur dhe i eshte versulur te shoqes, me synimin per t'i marre jeten. "Krimi duket se ka qene i menduar mire dhe autori ka bere perpjekje qe te fshije dhe gjurmet", - beri te ditur nje zyrtar i sektorit te Zbulimit te Krimeve Kunder Personit ne Atike. Per kete, 44-vjecari e ka qelluar fillimisht te shoqen ne krevat me nje dru ne koke dhe pasi i mori jeten, leu dhomen e gjumit me benzine dhe i vuri flaken duke u zhdukur nga banesa. "Ne kryem ekspertizen mjeko-ligjore dhe rezultoi se e ndjera kishte humbur jeten nga goditjet me sende te forta ne koke", tha policia. Ajo shtoi se "autori, bashkeshorti 44-vjecar i te ndjeres, per te zhdukur gjurmet e krimit, i vuri zjarrin baneses qe ngjarja te lokalizohej si nje aksident". Nderkohe, vete i dyshuari, ka mohuar pas arrestimit, te jete ai vrasesi i te shoqes.
Burri i cili u vu ne pranga per vrasje, e kishte kryer kete krim per xhelozi. Ai dyshonte per te shoqen dhe e vuante kete fakt, prej disa kohesh. Pikerisht paraditen e 17 marsit, ai ka perzene nga shtepia dy femijet e tyre te mitur dhe i eshte versulur te shoqes, me synimin per t'i marre jeten.
Burri i cili u vu ne pranga per vrasje, e kishte kryer kete krim per xhelozi. Ai dyshonte per te shoqen dhe e vuante kete fakt, prej disa kohesh. Pikerisht paraditen e 17 marsit, ai ka perzene nga shtepia dy femijet e tyre te mitur dhe i eshte versulur te shoqes, me synimin per t'i marre jeten.