Kryeprokurorja Ina Rama, merr pjese ne Samitin e 3-te Boteror
Kryeprokurorja, Ina Rama ka marre pjese dje ne Samitin e 3-te Boteror te Prokuroreve te Pergjithshem, i cili zhvillohet ne Bukuresht te Rumanise. Sipas njoftimit zyrtar nga organi qendror i akuzes, Samiti filloi punimet e tij dy dite me pare dhe do te vazhdoje deri me 26 mars. Tema qendrore e takimit eshte "Prokurori i Pergjithshem, shtylla e sistemit bashkekohor ne drejtesine penale, si dhe pavaresia e Prokurorise". Ne kete Samit, kryeprokurorja Ina Rama shoqerohet nga nje grup prokuroresh te Prokurorise se Pergjithshme, ndersa ne te marrin pjese prokuroret e Pergjithshem, te me shume se 100 vendeve te ndryshme te botes. Sipas njoftimit zyrtar, mesohet se konferenca mbulon aspekte te ndryshme qe lidhen me bashkepunimin nderkombetar, per arritjen e standardeve te perbashketa ne fushen e te drejtes penale. Tema te vecanta te prekura ne kete takim jane, rritja e pavaresise se gjyqesorit dhe rritja e besimit te publikut, ne organin e drejtesise.