E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet doganieri, kaloi kafe pa u zhdoganuar

Doganieri pikën e kalimit kufitar te Kapshticës ishte shpallur në kërkim nga policia pasi më 7 mars kishte favorizuar një kamion me 27 tonë kafe të kalonte doganën, pa u peshuar. 

KORCE- Arrestohet pas më shumë se dy muajsh doganieri i cili akuzohej se kishte favorizuar kalimin e një kamion me kafe pa u peshuar. Efektivat blu të qytetit të Korcës kanë vënë në pranga sot në mëngjes Kiljasto Fetan, 44 vjec nga fshati Fitore i Devollit me detyrë doganier në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës. Kiljasto Feta ishte shpallur në kërkim nga policia pasi më 7 mars kishte favorizuar një kamion me 27 tonë kafe të kalonte doganën, pa u peshuar. Sipas policisë Kamioni me targa të Korces 7074 B nuk i është nënshtruar praktikës së zakonshme, asaj të peshimit por ka kaluar traun në mënyrë të paligjshme me ndihmën e doganierit Kiljasto Feta, tashmë i arrestuar nga policia.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›