Shqipëria kontribut në luftën kundër terrorizmit
01/05/2009 Departamenti Amerikan
Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport të publikuar me temë "Gjendja e vendeve lidhur me terrorizmin" vë në dukje angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar me trupa në Afganistan dhe ngrirjen llogarive bankare që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe financimin e terroristëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria, thuhet gjithashtu në raport, ka shënuar përparim edhe në përcaktimin e pikave të dobëta kufitare në tokë dhe në det, por qeveria dhe policia, kanë ndeshur në sfida për sigurimin e plotë të kufijve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raport përmendet si shembull rasti i bllokimit të llogarive të një grupi të huaj, që ishte edhe i vetmi. Por megjithë përparimet e bëra, në raport vihet në dukje se përpjekjet e Shqipërisë në financimin e luftës kundër terrorizmit janë minuar nga mungesa e infrastrukturës së ruajtjes së të dhënave dhe mungesa e aftësisë për të ndjekur dhe menexhuar si duhet çështjet.