"Berisha mashton kur thot se ‘Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE në vitin 2010`"

24/05/2005 Kryetari i LSI paraqet platformën për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike
Në BE në vitin 2015
Kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Ilir Meta, e ka cilësuar si mashtrim deklaratën e kreut të demokratëve se ‘Shqipëria do të bëhet anëtarë e Bashkimit Evropian në vitin 2010. Gjatë prezantimit të kandidates për deputete në zonën eleketorale numër 41, Etleva Bisha, kreu i LSI-së ka sulmuar gjithashtu dhe qeverinë aktuale për hapat e ngadaltë që po shënon vendi në integrimin evropian. Meta ka theksuar gjithashtu se në rast fitoreje të LSI-së në zgjedhjet e 3 korrikut, brenda katër viteve të ardhshme shqiptarët do të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Kryetarja e gruas socialiste për integrim ka përballë në garën elektorale të 3 korrikut ministrin e Transporteve, Spartak Poçi, nga PS-ja dhe kandidatin e PD-së, Spartak Ngjela, duke kompletuar kështu dhe një zonë të nxehtë në hartën e përplasjeve të kandidaturave.
Integrimi
Meta ka shprehur shqetësim për zhvillimet e viteve të fundit në Shqipëri në lidhje me hapat integruese të vendit në BE. Ai tha: “LSI-ja nuk premton që Shqipëria në vitin 2010, do të bëhet anëtare e BE, siç ka premtuar dje, Berisha. Ky është një mashtrim, ose për të ruajtur etikën në rastin më të mirë, është një ëndërr fëminore tërësisht e parealizueshme. Pasi dihet që BE-ja ka një axhendë të përcaktuar për integrimin e vendeve të tjera, që ende nuk janë përfshirë në politikën e zgjerimit. Por, janë të gjitha mundësitë që Shqipëria brenda vitit 2015 të bëhet anëtare e BE, ashtu sikurse janë të gjitha mundësitë që shqiptarët brenda katër viteve të ardhshme të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirisht në të gjithë vendet evropiane”. Në këtë kontekst, Meta nuk ka ngurruar të sulmojë politikën aktuale të qeverisë socialiste. Ai u shpreh: “Shqipëria mund të anëtarësohej në BE në vitin 2010, nëse nuk do të ndodhte shkatërrimi i vitit të mbrapshtë ’97, sikurse të mos kishte këtë nivel kaq të lartë të korrupsionit, monopoleve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë aktuale në plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja”.
Deklarata
Meta ka riperësëritur për banorët e zonës elektoarle numër 41 në kryeqytet që dy kryetarët e PS-së dhe PD-së, Nano dhe Berisha, se “është momenti që shqiptarët në mënyrë të qytetëruar, në mënyrë të civilizuar dhe demokratike t’i përcjellin të dy këta liderë të vjetër nga jeta politike në jetën private. Ndaj dhe tashmë është momenti më i volitshëm, që shqiptarët prej disa vitesh po e prisnin me padurim, për vetë faktin që kryetarët e dy partive deri më 3 korrik kryesore në parlament, e kanë deklaruar se pas humbjes së tyre do të shikojnë jetën private”, tha Meta. Gjithashtu në takim kreu i LSI-së ka parashtruar prioritetet e forcës së tij politike në zhvillimin e zonës. Sipas tij, do të synohet “përmirësimi i ndjeshm në infrastrukturën rrugore, duke kombinuar fondet e buxhetit të shtetit, mbështetjen e donatorëve të huaj si dhe angazhimin e vetë komunitetit përfitues”. Kjo, sipas Metës, është e arritshme nga LSI-ja, sepse “kandidatura e Bishës, qëndron mbi kandidaturat rivale të mashtruesve profesionistë, që tashmë kjo zonë i njeh shumë mirë, duke i provuar mbi kurrizin e saj”.