Nis zëvendësimi i anëtarëve të KOP
24/05/2005 Marrin teserën e Partisë.
Anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave, të cilët kanë marrë teseren e Partisë, së shpejti do të zëvendësohen nga individë të tjerë përfaqësues të shoqërisë civile dhe botës akademike. Burime në PD shprehen se anëtarësimi i thuajse gjysmës së anëtarëve të KOP në parti në bazë të statutit, automatikisht ka sjellë shkëputjen e tyre nga kjo strukturë. Të anëtarësuar në PD janë thuajse 22 emra të anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave, teknicienë të fushave të ndryshme një pjesë e tyre edhe kandidatë për deputetë në zona të ndryshme të vendit. Emrat si Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Ylli Pango, Genc Juka apo Aleksandër Sallabanda duket se nuk do të jenë anëtarë të KOP, por anëtarë të PD. Përjashtim bën vetëm Lulzim Basha, që ëshë koordinator mes KOP dhe PD dhe në bazë të statutit ka të drjetë të ruajë pozicionin e tij. Të njëjtat burime shprehen se deri më tani kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në këtë strukturë shumë individë nga shoqëria civile dhe akademikë të shkolluar jashtë vendit. Komiteti i Orientimit të Politikave u ngrit si strukturë teknicienësh në janar të këtij viti, për të hartuar platformën elektorale të opozitës për zgjedhjet parlamentare. Strategjitë e hartuara për punësimin, strehimin dhe uljen e taksave në masën 50 për qind, arsimi etj., janë disa nga shtyllat ku është bazuar dhe platforma e Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Të njëjtat burime shprehen se kjo strukturë do të jetë e përhershme në PD dhe do të jetë furnizuesja kryesore e administratës së lartë shtetërore në rast se kjo parti fiton zgjedhjet.