Aleatët e PD në garë për të mbledhur votat e proporcionalit
24/05/2005 Skema e bashkëpunimit përjashton detyrimin e elektoratit
Aleatët e PD-së në këto zgjedhje do të nisin garën për të mbledhur sa më shumë vota nga elektorati i Partisë Demokratike në sistemin proporcional. Kjo për vetë faktin se partia që do të mbledhë më shumë vota në proporcional, do të ketë më shumë vende në parlament. Ndësa vetë PD nuk do të bëjë thirrje për mbështetjen e një partie të veçantë, duke u deklaruar për koalicionin në tërësi. Burime në PD shprehen se vetëm skema e përzgjedhur nga partitë e opozitës është e tillë, që krijon një tjetër garë mes aleatëve për shpërndarjen e votave të proporcionalit. Deri më tani, demokratët kanë hyrë në aleancë më 6 parti të qendrës së djathtë, të cilave do t’u duhet të bëjnë fushatë në elektoratin e PD-së për të marrë maksimumin e mundshëm të votave. Në bazë të sistemit, nga lista prej 40 emrave të proporcionalit përfitojnë ata kandidatë, që kanë numrin më të madh të votave. Burimet shprehen se kjo skemë ka vënë në garë partitë aleate që të bëjnë përzgjedhjet më të mira, por nuk kanë munguar rastet kur partitë e vogla kanë marrë edhe eksponentë të PD-së për këtë qëllim. Vetë lideri demokrat Berisha, gjatë prezantimeve, ka bërë thirrje që votat për subjektin t’i jepen aleatëve të PD-së, por nuk ka specifikuar asnjë subjekt politik. Partitë aleate të PD-së në zgjedhjet e ardhshme për të mbledhur një numër sa më të madh votash do ta bazojnë fushatën e tyre kryesisht te zonat e lira, që u janë lënë nga PD. Vetë kryetarët e partive nuk kanë preferuar të kandidojnë në zona të lira, duke regjistruar emrin në krye të listës së proporcionalit. Pollo, Mediu, Lesi etj., kanë preferuar më shumë të merren me drejtimin e fushatës sesa të regjistrojnë emrin e tyre për kandidim, qoftë në mazhoritar në zonat e lira të lëna nga PD-ja për ta, qoftë në proporcional.