E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbështet bashkëpunimin me Italinë në arsim

 

Kryeministri Sali Berisha priti dje disa përfaqësues të Universitetit të Padovës, të kryesuar nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Saba D’Elia. Sipas njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave, grupi i profesorëve të këtij universiteti i prezantuan Kryeministrit interesin për bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, kryesisht në fushën e turizmit dhe arkeologjisë. “Pasi u njoh me disa prej projekteve konkrete për këto bashkëpunime, Kryeministri Berisha u shpreh se, e vlerëson shumë interesin e treguar dhe punën e bërë deri më tani për promovimin e vlerave të mëdha kulturore, historike e arkeologjike që ofron Shqipëria”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›