Korçë, 5-vjeçarja e abuzuar rëndohet psikologjikisht
KORÇE - Rezultati i ekspertizës mjekoligjore rezulton se vogëlushja 5 vjeçe në Korçë nuk është përdhunuar. Ky fakt ka lehtësuar disi familjarët e të miturës, të cilët të alarmuar denoncuan fqinjin e tyre 34-vjeçar për ngacmime seksuale. Olger Llënga tashmë ndodhet në ambientet e policisë së Korçës, nga ku mësohet se ai ka mohuar akuzën, por pa dhënë versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje. Sipas burimeve të policisë, ndonëse Llënga është çuar në një qeli me të tjerë të arrestuar, ai qëndron gjithë kohës i veçuar. Nuk këmben asnjë fjalë me asnjërin nga personat që ndodhen në qeli. Policia bëri të ditur se, do të kërkojë ekzaminimin e gjendjes mendore në komisionin mjekësor përkatës. Mësohet se vogëlushja është në gjendje të rëndë psikologjike. Ajo trembet, vetëm qan dhe nuk afrohet me persona të panjohur. Në shërbim të vogëlushes është vënë edhe një psikologe. j.gj