E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt koha me e shpejte e vitit

Pavarësisht se gara u ndikua nga dy nisje të parregullta, Usain Bolt ka vendosur rekordin sezonal të 100 metrave, duke e mbyllur garën në 9 sekonda e 82 të qindtat në Kingston të Xhamajkës. Në konkurrimin e parë për vitin 2012, kampioni olimpik e ka kontrolluar me lehtësi garën dhe renditet përpara Majkëll Freter dhe Liron Klark.
Rekordi sezonal ishte vendosur më parë nga Johan Blejk, pikërisht në Kingston më 14 prill, kur kishte regjistruar kohën 9 sekonda e 9 të dhjetat.
Bolt, i cili do të paraqitet në “Londër 2012” për të mbrojtur titullin olimpik të fituar katër vjet më parë në Pekin, konfirmoi se është në gjendje më të mirë fizike në krahasim me një vit më parë, megjithatë beson se mund të përmirësohet edhe më shumë.
“Bëra disa gabime gjatë garës, të cilat mi tregoi edhe trajneri im Glen Mills. Do të stërvitem për të provuar që ti riparoj”, deklaroi sprintieri i njohur ndryshe edhe si “Biri e erës”. Pakënaqësitë e Bolt lidhen me momentin e startit, edhe sepse ai mori kontrollin e garës vetëm pas 40 metrave të parë.
Ndërkohë, edhe kampionia e botës për femra, Karmelita Xheter u shfaq në formë shumë të mirë, me amerikanen që e fitoi garën e 100 metrave me kohën 10 sekonda e 81 të qindtat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›