E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha mbush sheshet elektorale me administratën”

03/06/2009  Deklarata e Vasilit

Lëvizja Socialiste për Integrim vijoi dhe gjatë ditës së djeshme kritikat ndaj qeverisë “Berisha”. Ndalur në fushatën elektorale, përfaqësuesit e kësaj partie deklaruan se ekzekutivi ka vënë në shërbim të kësaj fushate të gjithë administratën shtetërore. “Duke ndier humbjen, Kryeministri po ndjek në mënyrë të papërgjegjshme strategjinë e tokës së djegur të njëjtë me atë të zbatuar në pragun e zgjedhjeve të vitit 1996 dhe që sollën më pas atë tragjedi të vitit 1997, që të gjithë e kujtojnë mirë. Shpërdorimi skandaloz i administratës shtetërore për qëllime elektorale ka paralizuar plotësisht funksionimin e shtetit, duke e kthyer shtetin nga një garant të interesave të qytetarëve në një antishtet elektoral”, - u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili. Sipas tij, komunikimi i qytetarëve me administratën është bërë i pamundur, sepse kjo administratë ka humbur tërësisht rolin e saj dhe është shndërruar në një administratë elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›