Mëhilli: PS-ja shpif mbi arritjet në arsim
03/06/2009 Reagimi i PD-së
Partia Demokratike i cilëson shpifje dhe trillime pretendimet e lëshuara nga përfaqësues të Partisë Socialiste në lidhje me investimet e bëra gjatë katër vjetve të fundit në sistemin arsimor. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, deklaroi dje se PS-ja po mohon arritjet në arsim, për dyfishimin e buxhetit për të, dyfishimin e rrogave të 44 mijë arsimtarëve në të gjithë vendin, si dhe mohoi dyfishimin e numrit të studentëve dhe rindërtimin e 1012 shkollave në mbarë vendin. “Zëdhënësja e Edi Ramës, Ledi Shkreli, aias Ledi Ndërtorja, doli shpifi, trilloi dhe mohoi arritjet në arsim. Anëtarja e kryesisë së SHPK-së Socialiste, burri i së cilës së bashku me Alban Eftimin dhe Edi Ramën marrin 70% të lejeve të ndërtimit në kryeqytet, kur mohon arritjet e arsimit, fakton se është e zhveshur nga çdo gjë për shkak të tregut të lejeve të ndërtimit që bën familjarisht. Është ky treg që e bën Ledi Ndërtoren të hesht si fija e barit kur ortaku i burrit të saj dhe shefi i saj Edi Rama shndërron në pallate familjare kopshtet e fëmijëve”, - tha ajo.