Ristani akuzon socialistët: Doni të prishni procesin zgjedhor
03/06/2009 KQZ vijon debatet për procesin e numërimit të votave
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Partinë Socialiste se po përpiqet të bllokojë dhe prishë procesin zgjedhor. Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni palët i janë rikthyer edhe një herë debatit të një ditë më parë lidhur me funksionimin e grupeve të numërimit të votave gjatë procesit të numërimit të votave. Mbledhja ishte thirrur nga kryetari i komisionit për miratimin e të njëjtit udhëzim, nga e cila ai kishte hequr dispozitat që përcaktonin se procesi i numërimit do të vijonte edhe nëse mbeteshin edhe dy anëtarë të grupeve të numërimit të votave, dispozita që bllokuan edhe vendimmarrjen e komisionit gjatë mbledhjes së para dy ditëve. “Çështja më e rëndësishme mbeti pikërisht kjo pikë. Mua më duket se ta heqësh një gjë për të vazhduar me pjesën tjetër, nuk është gjë e mirë. Ajo që unë do të propozoja për të gjetur një zgjidhje racionale për të gjithë, është fakti se kërkohet më shumë kohë. Heqja e kësaj pike të debatueshme lë në heshtje shqetësimin tonë”, - tha përfaqësuesi i PS-së në KQZ Genci Gjonçaj. Ai kërkoi edhe konsensusin e PD-së, konsensus që këto parti i kanë dhënë njëra-tjetrës për miratimin e Kodit Zgjedhor. Duke këmbëngulur në mungesën e një vendimmarrje të tillë nga KQZ-ja, pa këtë nen socialistët nënkuptuan se nuk do të japin votën e tyre, duke çuar këtë votim serish në votim bllokues 4 me 2. Por kryetari Ristani ka sqaruar se qëllim i udhëzimit lidhet me çështjet teknologjike. “Udhëzimi sqaron raportin mes grupeve të numërimit të votave dhe teknologjisë dhe jo se si veprojnë grupet e numërimit të votave në raport me procesin e numërimit, pasi për mendimin tim këtë çështje e ka zgjidhur ligji. Por duket se këtu ka përpjekje për të prishur votimin, për të prishur procesin zgjedhor. Për sa kohë që doni të krijoni situata të tilla, unë mendoj se doni të prishni procesin e votimit”, - tha Ristani. Pas kësaj edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Njazi Kosovasti theksoi domosdoshmërinë e gjetjes së një konsensusi mes palëve, duke i kërkuar në mënyrë indirekte kryetarit të KQZ-së, përfaqësues i PD-së, shtyrjen e mbledhjes për këtë pikë të rendit të ditës. “Mendoj se është në shqetësimin e të gjithë anëtarëve të KQZ-së dhe jo vetëm të kryetarit që procesi zgjedhor të ecë mbarë. Nuk i hyj diskutimit mbi qëllimin e udhëzimit, pasi s’dua t’u hyj replikave. Konsensusi i votës së pestë duhet të jetë një mënyrë e qartë e të vepruarit të të gjithë juve, me qëllim që punët të ecin përpara”, - tha ai. Pas këmbënguljes së palëve në versionin e tyre për këtë çështje, Ristani e shtyu vendimmarrjen për këtë çështje në një tjetër mbledhje.
Vendimmarrja
Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e 1 qershorit arriti të bllokonte mazhorancën duke votuar kundër udhëzimit për funksionimin e grupeve të numërimit të votave. Akti në tërësi nuk arriti të merrte 5 votat e kërkuara nga Kodi Zgjedhor, sipas pikës 5 të nenit 24. Sipas tij, konsiderohen të miratuara kur votojnë jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së vendimet lidhur me “aktet me karakter normativ që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet. Udhëzimi përcaktonte numërimin e votave nga të paktën dy anëtarë të grupet të numërimit të votave. Kjo dispozitë u kundërshtua nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët i janë referuar Kodin Zgjedhor, i cili është taksativ në përcaktimin e numërimit të votave nga numëruesi i parë dhe nga sekretari.
Udhëzimi i përpunuar
Kryetari i KQZ-së propozoi dje për miratim vetëm pjesën e miratuar nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe kishte hequr nga materiali pjesën konfliktuale. Pjesa e propozuar dje për miratim lidhej me përcaktimin e personave që qëndronin te vendi i numërimit të votave, mënyrën e shfaqjes së tabelave të rezultate para kamerës dhe procedurat e përcjelljes së informacionit, në këtë rast rezultateve në KQZ-së dhe te subjektet e interesuara. Konkretisht tabelat e rezultateve për çdo qendër votimi do të shfaqet në kamerë, vetëm një herë për jo më pak se 5 sekonda. Letra që do të përdoret do të jetë kimike, të cilat do t’u vihen në dispozicion KZAZ-së dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Fotokopjet për subjektet e interesuara do të vulosen nga sekretari i KZAZ-së.