E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Kthimi i pronës prioriteti ynë

03/06/2009  Turi i PR-së

Kryetari i Partisë Republikane ka deklaruar gjatë një takimi elektoral në qytetin e Sarandës se zgjidhja e problemit të pronës është prioritet i forcës politike që përfaqëson. Gjatë fjalës së tij Mediu theksoi se kthimi i pronës private te pronari i ligjshëm është detyrimi i parë që duhet të ketë shteti shqiptar. “E them këtë se është një detyrë, është një detyrim përball së drejtës. Kur ne republikanët filluam më ’90-n të flisnim për pronën private, shumë na quajtën ekstremistë. Por jo, ajo që kemi kërkuar në atë kohë dhe që kërkojmë dhe sot është që të ndërtojmë një shtet të bazuar në të drejtën. E drejta e pronës është e bazuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe nëse duam të shkojmë në Europë, nuk mund të shkojmë ndryshe veçse duke respektuar pronën private”, - deklaroi kreu i PR-së. Më tej kreu republikan e renditi zgjidhjen e çështjes së pronës si detyrimin dhe prioritetin e parë të republikanëve gjatë mandatit të dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›