Berisha takon nënsekretarin amerikan
03/06/2009 Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të djeshëm me nënsekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms Klaper, ka shprehur falënderimet për ndihmën e madhe që kanë dhënë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke shtuar gjithashtu se Shqipëria bëri maksimumin e saj për të arritur objektivat e anëtarësimit. Nga ana e tij nënsekretari Klaper uroi Kryeministrin Berisha me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe solli falënderimet e Sekretarit Gates për angazhimin e Shqipërisë në Irak dhe Afganistan. Ai po ashtu theksoi se SHBA-të po e ndjekin me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri dhe shprehu bindjen se ato do të jenë të lira dhe të ndershme. Berisha njoftoi nënsekretarin e Mbrojtjes Klaper mbi vendimin që ka marrë qeveria shqiptare për dërgimin së shpejti në Afganistan të një kompanie ushtarake, 20 mjekëve dhe infermierëve si dhe financimin e ndërtimit të disa shkollave.