"Zgjedhjet e 28 qershorit kanë rëndësi për procesin integrues"
03/06/2009 Kryediplomati Basha takim me ambasadoren e re britanike Fiona Mekiluam
Ambasadorja vlerëson rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka pritur në një takim të veçantë ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, zonjën Fiona Mekiluam, me rastin e marrjes së detyrës. Kryefjala e bisedës mes dy zyrtarëve të lartë lidhej me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Nga ana e tij kryediplomati shqiptar e njohu diplomaten e lartë britanike me masat që janë marrë për organizimin e procesit zgjedhor dhe siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare për realizimin e një procesi zgjedhor model. Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme ka vlerësuar se qeveria shqiptare është e vendosur për një proces brenda standardeve më të mira ndërkombëtare. Të njëjtin mendim ndau edhe ambasadorja britanike Mekiluam. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të jenë një tregues mjaft i rëndësishëm për integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe u theksua fakti se është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe sipas standardeve perëndimore.
Gjatë takimit ministri Basha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe falënderoi ambasadoren Mekiluan për mbështetjen e çmuar që Britania e Madhe i ka dhënë vendit tonë në procesin e anëtarësimit në NATO dhe atë të integrimit evropian. Shefi i diplomacisë shqiptare bëri një ekspoze të reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në fushën ekonomike, në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj., si dhe e çmoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Britaninë e Madhe. Ambasadorja Mekiluam shprehu bindjen se bashkëpunimi midis dy vendeve do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen. Ajo vuri në dukje vlerësimin e lartë që ka qeveria britanike ndaj rolit konstruktiv që Shqipëria ka luajtur dhe luan në rajonin e Ballkanit.