E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dekoron inspektorët e ILDK-së

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi të enjten drejtues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në kuadër të ceremonisë së 5-vjetorit të krijimit të këtij institucioni. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i Shtetit dekoroi inspektoren e Përgjithshme, Fatmira Laskaj, me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në krijimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si institucion i rëndësishëm për ndërtimin e një shteti demokratik, mbi baza ligjore”. Gjithashtu, presidenti Topi dekoroi dhe inspektorët Ahmet Metaliaj, Adela Tagani dhe Shkëlqim Canaj, me motivacionin "Për përkushtim e përgjegjësi të lartë dhe përballimin e një volumi të madh pune, në realizimin e detyrës”.

Ky lajm është publikuar: 11/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›