ILDKP të kontrollojë pasurinë e çdo zyrtari
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Unë, pa dyshim, bashkohem me zërin e qytetarëve që kërkojnë më shumë transparencë dhe ndershmëri, aftësi dhe profesionalizëm drejtimi e menaxhimi, nga të gjithë zyrtarët e lartë pa përjashtim”
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive duhet të kontrollojë pasurinë e çdo zyrtari. Kjo kërkesë është bërë dje nga presidenti Bamir Topi gjatë ceremonisë së 5-vjetorit të ILDKP-së. Topi tha se shumë struktura ndërkombëtare, por dhe njërëzit e thjeshtë kanë përsëritur herë pas here problemin e zyrtarëve, të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre. Por, sipas tij, çfarë mund të pretendosh nga një zyrtar i tillë kur ai nuk zbaton rregullat e para të postit që drejton. Ai tha se tashmë është koha për kalimin në një fazë të re, në atë të distancimit të qartë të shtetit nga çdo zyrtar i korruptuar dhe me pasuri të paligjshme. Më tej, Kreu i Shtetit ka vlerësuar punën e bërë nga ky Inspektorat gjatë 5 vjetëve të veprimtarisë së tij.
Deklarata
“Pesë vjet, sigurisht që nuk janë shumë në veprimtarinë e një institucioni të rëndësishëm sikurse është institucioni juaj, por në të njëjtën kohë nuk janë pak për një opinion publik që pret me padurim zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë politikanët dhe zyrtarët vendimmarrës. Në punën e tij Inspektorati ka shënuar disa arritje, pa dyshim të rëndësishme. Ju keni krijuar tashmë imazhin e institucionit , - pohoi duke iu drejtuar kryeinspektores Fatmira Laska. Duke e konsideruar ILDK-në si pikë referimi për institucionet e tjera, për publikun dhe partnerët ndërkombëtarë ai vlerësoi punën e këtij institucioni në fazën e distancimit të qartë të shtetit ndaj çdo zyrtari, pikërisht nga aferat korruptive, të distancimit në mënyrë definitive të institucionit të shtetit nga ato që konsiderohen pasuri të paligjshme, të padeklaruara, pasuri jotransparente nga publiku dhe tërë shoqëria. Por Topi shtoi më tej se sondazhet e ndryshme ndërkombëtare, por dhe opinioni publik shqiptar vazhdojnë të ngrenë shqetësimin për ekzistencën e korrupsionit dhe të mentalitetit korruptiv tek një numër zyrtarësh të të gjitha niveleve. “Unë mund t ju them që raportet ndërkombëtare shpesh herë kanë konstatuar dhe kanë shprehur me tone kritike që në disa sektorë ka problematika ku korrupsioni është më i ndjeshëm, ashtu sikurse edhe vetë qytetarët, po bëhen gjithnjë e më shumë aktivë në kërkesat e tyre. “Unë, pa dyshim, bashkohem me zërin e qytetarëve që kërkojnë më shumë transparencë dhe ndershmëri, aftësi dhe profesionalizëm drejtimi e menaxhimi, nga të gjithë zyrtarët e lartë pa përjashtim”, - tha ai. Kreu i Shtetit pohoi se politikanët zgjidhen në emër të qytetarëve, bëjnë karrierë me besimin e tyre, mandatohen për t u shërbyer atyre, por realisht ata nuk janë gjithnjë të gatshëm të përballen me kritikat dhe ankesat e qytetarëve që i kanë zgjedhur. Ai siguroi se institucioni i Presidentit do të jetë si edhe më parë, mjaft aktiv pikërisht në realizimin e këtij procesi transparence, për inkurajimin e gjithë klasës politike, inkurajimin e forcave politike parlamentare, të shoqërisë civile në mënyrë që ajo bazë e rëndësishme legjislative që u realizua pesë vite më parë, të perfeksionohet, sepse unë e di vështirësinë e institucionit tuaj, e di vështirësinë që vjen nga infrastruktura. “T i themi gjërat hapur, ne jemi vend i vogël. Shumë gjëra i marrim vesh edhe nëpërmjet bisedave të përditshme e natyrshëm edhe nëpërmjet një bisede në kafene. Ka ardhur momenti që Shqipëria dhe institucionet e saj, institucioni juaj, të bëhen pjesë shumë e rëndësishme e një infrastrukture kontrolli”, - theksoi Presidenti.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008