“Berisha po përdor qeverinë për të pasuruar familjen”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Erion Braçe, akuzoi sërish në Kuvend kryeministrin Sali Berisha se po përdor Qeverinë për të pasuruar familjen e tij. “Shqiptarët duhet të dinë të vërtetën për abuzimet e Qeverisë dhe të demokratëve. Në plazhin e Jalës do të ndërtojë një kompani pranë vajzës së Kryeministrit”, - u shpreh Braçe. Deputeti socialist ngriti shqetësimin për mospërgjigjen e interpelancave nga kryeministri Sali Berisha dhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Braçe nuk u rezervua të kritikonte dhe Edi Ramën pas përplasjes së tij të fundit në Kryesinë e PS-së. Ai pohoi se mazhoranca mund të vazhdojë me të keqen deri sa të vijë reagimi real i opozitës. “Mund t i bëni edhe për pak kohë sot deri sa të zgjohet nga gjumi naiv edhe më i fundit shqiptar që duhet të jetë i pari e që tani mendon se t u tregosh shqiptarëve të vërtetën, abuzimet tuaja, është destruktive. Se të përballesh me abuzimet tuaja ke humbur vota, se të ecësh përballë jush ju bën më shumë dëm juve se opozitës, se të ndihesh i tradhtuar është më mirë se të luftosh e të jetosh me të keqen”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008