E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me aksionerët e Shah Deniz: TAP-i, rëndësi të madhe ekonomike

berisha-tapiAzerbajxhan- Në kuadër të vizitës në Azerbajxhan kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të aksionerëve të Shah Deniz, të kompanive BP, TOTAL, STATOIL dhe SOCAR.

Aksionerët shprehen mirënjohjen për progresin e arritur nga të tre vendet, Shqipëria, Italia e Greqia e veçanërisht nga Shqipëria, me ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare ndërmjet tre vendeve dhe firmosjes së marrëveshjes pritëse qeveritare për projektin e gazsjellësit TAP.

Gjithashtu ata kanë përshëndetur angazhimin për miratimin rregullator e vlerësimin mjedisor, përmes së cilës u mundësua pajisja me lejen mjedisore.

Ata parashtruan zhvillimet tejet të kushtueshme përsa i përket fazës së prodhimit dhe shfrytëzimit të rezervave të Shah Deniz. Në këtë këndvështrim, ata theksuan rëndësinë që ka fizibiliteti ekonomik i projektit, për tu përzgjedhur në fazën e shpërndarjes, në fund të qershorit, mes TAP e NABUCCO-s.

Kryeministri Berisha ritheksoi avantazhin që paraqet TAP-i si projekti më ekonomik, duke i shërbyer një tregu të gjerë të jo vetëm vendeve transit, por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›