E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet roja i bankës, vodhi 20 mijë euro nga llogaritë e klientëve

DR-E-POLICISETiranë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot paradite punonjësin e një banke, pasi dushohet se ka vjedhur 20 mijë euro nga llogaritë e klientëve.

Mësohet se ai është Kujtim Vata, i cili ishte roje sigurie në një bankë të nivelit të dytë. Hetimet kishin disa muaj që vijonin, ndërsa arrestimi u bë nga sektori kundër krimit ekonomik.

Policia sqaron se ai kishte ndërhyrë në llogaritë e mbi 20 mijë klientëve dhe kishte marrë shuma të ndryshme parash, duke u kërkuar autorizimet punonjësve të tjerë të bankës.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka pasur dhe persona të tjerë të përfshirë në krim, ndërsa mbi të arrestuarin rëndon akuza e vjedhjes përmes mashtrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›