E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat pushtojnë gjelbërimin e Parkut Rinia, ja pamjet skandaloze (FOTO)

ndotja-tek-tajvani-1Tiranë- ‘Parku Rinia në Tiranë vjen sërish në fokus të denoncimit të ndotjes në kryeqytet për shkak të mbeturinave që po pushtojnë dita ditës hapësirën e tij të gjelbërt.

Pak javë më parë Gazeta Online IDEA solli në vëmendje ndotjen e parkut, e cila jo vetëm që nuk është reduktuar, por nga këto foto që kanë ardhur në adresën tonë zyrtare info@gazetaidea.com janë shtuar ndjeshëmpirgjet e mbeturinave janë shtuar.

Siç duket edhe nga këto fotografi mbeturinat janë vendosur në mënyrën më ndotëse e të shëmtuar të mundshme buzë gjelbërimit të parkut dhe askush nuk i largon prej andej, fenomen që po kthehet në përditshmëri.

Ndotja alarmente tek 'Parku Rinia'

Ndotja alarmente tek 'Parku Rinia' ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›