E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshje të përshtatshme, ja si Margaret Thatcher u bë ikonë stili (FOTO)

thatcher-12Britani- Si e para femër në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatchert nuk ishte vetëm pioniere në politikë, por edhe në mënyrën se si ajo besonte se gratë duhet të vishen kur janë në pushtet.

Në një artikull në prestigjozen britanike ‘DailyOnline’ thuhet se gjatë kohës së saj si kryeministre në vitet tetëdhjetë, Thatcher u bë e famshme për kostumet e saj dhe natyrisht, perlat e saj të çmuara.

Zonja e Hekurt, e cila vdiq dje në moshën 87-vjeçare, përmblodhi stilin e saj si ‘kurrë nuk bie shumë në sy, vetëm i përshtatshëm’.

Ajo tha: “Çfarë ju duhet të bëni është të vishni rrobat që për ju janë të rehatshme. Ju duhet të ndiheni rehat. Edhe nëse ju jeni duke shkuar në një rast të madh veshja juaj duhet të një stil që ju të jeni të rehatshëm. Kurrë nuk duhet të bini shumë në sy, vetëm jini të përshtatshëm”.

Shumë njerëz e kanë përkrahur stilin e saj me kalimin e viteve, duke përfshirë manjaten Anya Hindmarch, e cila dikur tha për revistën ‘Vogue’: “Unë jam një tifoze e përjetshëme e Margaret Thatcher”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Margaret Thatcher, ikonë stili

Margaret Thatcher, ikonë stili ◄ Back Next ► Picture 1 of 10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›