Berisha, me artistet: Jeni elitare, tani do keni status
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi nje takim te vecante mes artisteve shqiptare ne Teatrin Kombetar, i shoqeruar edhe nga aktorja e mirenjohur, njekohesisht kandidatja e PD-se per Tiranen, Rajmonda Bulku. Duke i vleresuar artistet si nje komunitet elitar, kryeministri Berisha bisedoi me ta per projektin e Shqiperise evropiane, te cilen kryeministri e cilesoi si nje projekt ambicioz, por te mundshem dhe real.
Sipas Berishes, ne projektin e tij per Shqiperine evropiane nje vend te rendesishem zene artistet, me te cilet qeveria eshte e gatshme te bashkepunoje, duke u dhene atyre vleresimin qe meritojne."Ne do t'ju mbeshtesim, do te mendojme bashkerisht per nje status te vecante per artistet, sepse krijimet nuk jane vetem ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera dhe artistet nuk mund te veprojne, sipas humorit te nje kryetari bashkie apo komune, qe nderrohet cdo kater vjet", tha Berisha qe i siguroi per mbeshtetjen e qeverise, pasi, sic u shpreh ai, gjenia krijuese e njerezve te kultures eshte pasuri elitare per kombin. Njeheresh ai ka garantuar se buxheti per artin do te jene me i madh ne mandatin e ri.