Berisha me dy ministra çel sezonin turistik në Sarandë
Gëzuar Ditën e Detit! Sezon të mbarë e të gëzuar! Kështu ka uruar Saranda dje, në të shtunën e parë të muajit maj, që ka qenë Dita e Detit, dita e zyrtarizimit të çeljes së sezonit turistik 2008. Kanë qenë disa të veçantat e kësaj dite të turizmit, me të cilin ka të lidhur jetën dhe të ardhmen i gjithë rajoni i Sarandës e Delvinës. Nëse vite më parë nuk ka denjuar të jetë prezent as ministri i Turizmit, këtë 3 maj ka qenë i pranishëm vetë Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i shoqëruar nga ministrat Pango, Olldashi e Barka. Pjesë e festës së detit në Sarandë janë bërë edhe mjaft diplomatë të huaj, si dhe autoritete vendore nga Korfuzi e Igumenica dhe kryetarë nga 40 bashki të vendit.
Me butonin e shtypur nga Sali Berisha në stacionin e ri të pompimit në Vrion të Sarandës, qytetit të turizmit i janë shtuar 70 litra ujë i pijshëm në sekondë. Prej ditës së djeshme Saranda merr 220 litra ujë në sekondë, sasi e mjaftueshme kjo për 100 mijë banorë. "Një vit më parë premtuam, sot shkelëm butonin e ujit", u shpreh Sali Berisha në stacionin e ri të pompimit, me vlerë 20 milionë lekë dhe që shton me 50 për qind sasinë e ujit që shkon te konsumatori. Projektet janë për ta bërë Sarandën me 24 orë ujë, gjë që pritet të realizohet në tremujorin e parë të vitit 2009. Gjithsesi, edhe shtimi me 50 për qind i sasisë ekzistuese të ujit të pijshëm qysh këtë sezon është vlerësuar si arritje serioze që u hap rrugën projekteve të tjera.
E parë që nga ultësira e Vrionit, Kalaja e Lëkurësit ka qenë intriguese për Kryeministrin shqiptar, Berisha, i cili u shpreh se nuk mund të vish në Sarandë e të mos shkosh në Lëkurës. Me peizazhin piktoresk të Sarandës në sfond dhe ekzaltuar nga natyra, Berisha ka dhënë një konferencë shtypi për gazetarët e shumtë të pranishëm. "Ftesa e Shqipërisë për NATO - tha Berisha nga maja e Lëkurësit- është pasaporta e re, më e shkëlqyer për destinacion turistik". Nga maja e Lëkurësit ai u shpreh se çelja e sezonit është ngjarje madhore për zhvillimin e vendit. Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka pasur rritjet më të mëdha në Evropë dy vitet e fundit në zhvillimin e turizmit. Sipas tij, ajo ka hyrë tashmë në të gjitha analet e agjencive prestigjioze turistike, në mediat e mëdha të botës, si një nga vendet më të preferuara. Në krye të preferencave shqiptare qëndron Saranda, për nga bukuritë që ka, për nga infrastruktura dhe mikpritja e saj. Ftesa e Shqipërisë për NATO është cilësuar nga kreu i qeverisë si pasaporta e re dhe më e shkëlqyer për destinacion turistik. Nisur nga ky fakt, ai tha se sivjet pritet që numri i turistëve të 2008-ës pritet të jetë sa dyfishi i numrit të turistëve të ardhur më 2005, ndërsa Saranda do të kalojë nga çerek milioni që priti verën e kaluar. Në mënyrë të pandarë nga besueshmëria politike, Berisha ka përcaktuar si faktor përcaktues të zhvillimit të pritshëm mbështetjen me investime. "Përpjekjet e qeverisë sime janë të jashtëzakonshme për ta bërë një Sarandë evropiane në kuptim të infrastrukturës së përshtatshme. Nga Orikumi në Ksamil janë mbi 200 milionë euro për t‘u investuar për një breg evropian, për një Sarandë evropiane", tha Kryeministri.
Mungesa e rrugëve mban jashtë
guidave monumentet e kulturës
Pyetjes nëse qeveria shqiptare mbështet investimin për rrugën që çon në qytetin e lashtë të Foinikes dhe në amfiteatrin e tij, për t‘u bërë pjesë e guidave turistike, Berisha iu përgjigj duke thënë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke përfunduar projektin. "Nuk është një rrugë e gjatë, është vetëm 1 km, por është rrugë e vështirë", ka thënë Berisha, ndërkohë që është interesuar edhe për gjendjen e monumentit të 40 Shenjtorëve, të cilit vazhdon t‘i mungojë rruga. Lidhur me gjirin e Kakomesë dhe mundësitë për të ngritur atje fshatin e përfolur turistik, Berisha tha se çështja e pronësisë është çështje ligji dhe jo e Kryeministrit. Po nuk u zhvillua ky koncept brenda nesh, tha Berisha, pengojmë prosperitetin e familjeve tona. Në Lëkurës Berisha ka diskutuar me kryebashkiakun Gjoka se cila do të ishte zgjedhja më e mirë që do t‘i vlente Sarandës: të vendoset për investuar për hyrjen metropolitane të qytetit me katër korsi, apo për unazën e brendshme të saj.