Sivjet, më shumë se 200 mijë turistë
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, pret që sezoni i sivjetshëm turistik të shënojë një tjetër hap përpara. Në një intervistë për gazetën "Shqip", ai tregton arsyet për të shkuar në Sarandë sivjet.
Zoti Gjoka, në sezonin e ri 2008 Saranda vjen pas një viti të bujshëm në fushën e turizmit, kur erdhën mbi 200 mijë turistë vendas e të huaj. A do të ruhet dot ky nivel?
Kjo është një arritje e biznesit turistik dhe e qytetarëve të Sarandës. 2007-ta realisht cilësohet si një nga pikat më të larta të arritjes së turizmit jo vetëm në Sarandë, por në gjithë vendin. Ishte një treg që dha impakte të fuqishme te qytetarët e Sarandës, pasi hynë rreth 30 milionë euro gjatë verës së kaluar dhe përfitues kanë qenë të gjithë. Kjo na ka nxitur të punojmë më cilësisht sivjet, që jo vetëm të ruhet ky nivel, por të pretendohet për më tej. Sivjet nuk e teproj të them se do të ketë më shumë turistë se vitin e kaluar, mbi 200 mijë turistë. Këtë siguri ma japin edhe konfirmimet që kemi nga shumë agjenci turistike, vendase e të huaja, për prenotimet që janë bërë.
A do të gjejë pushuesi i kësaj vere një det të pastër?
Absolutisht po. Ne kemi tregues që nuk janë tanët, por janë të vlerësuar nga Banka Botërore në studimin që ka bërë për bregdetin. Ka qenë një kompani norvegjeze që ka bërë studimin e portit dhe të ujit, që ka përcaktuar se uji i detit të Sarandës ka dalë në parametrat më të mirë, në parametra evropianë, që do të thotë se gjiri i Sarandës është gji i pastër.
A i është dhënë fund ndotjes nga kanalizimet problematike të ujërave të zeza?
Kolosale kanë qenë investimet e bëra për eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza. Më 2006 kishte ndotje prej tyre, ndërsa prej verës së kaluar, jo. Të gjitha derdhjet e ujërave të zeza tani grumbullohen në magjistralin kryesor dhe ato kalojnë matanë Kanalit të Çukës. Për këtë qëllim është në proces investimi për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza, me vlerë 4 milionë euro, që përfundon brenda këtij viti.
Tradicionalisht Saranda ka vuajtur nga zgjedhja e gabuar e kohës për të bërë investime. Mjaft punime ndodh që kryhen në sezonin veror apo në pragun e tij. Do të hiqet dorë nga kjo praktikë?
Kjo lidhet me procedurat e prokurimit dhe ato të miratimit të buxheteve. Ne bëmë ndryshimin e parë, që buxhetin e 2007-ës e miratuam në muajin maj. U futën procedurat e prokurimit, që minimalisht është një muaj e gjysmë dhe i bie që të vazhdojmë akoma me projekte. Megjithatë, ne kjo nuk na ka penguar që të vëmë në eficencë mbi 80 objekte në qytetin e Sarandës, që janë rrugë të konsiderueshme dhe ujësjellës, objekte me ndriçim dhe gjelbërim, duke filluar nga zonat dhe lagjet periferike të bashkisë. Handikapë të tillë, që të punohet në sezon, nuk do të ketë më, pasi buxheti i ri sivjet është bërë aktiv brenda shkurtit dhe kjo jep dorë që objektet makro të kenë përfunduar në maj, pra para sezonit.