Zbardhet dosja e akuzës ndaj mjekëve të QSUT
Orges Dardha do të mbushte 3 vjeç këtë qershor, por jeta e tij u ndërpre ende pa nisur mirë. Sipas "Top Channel", kur ishte vetëm 16 muajsh, ai u nda nga jeta pas një operacioni të thjeshtë në qiellzë. Ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga dita kur Orgesi vdiq në spital dhe tashmë dy mjekë janë vënë zyrtarisht nën akuzë dhe Gjykata e Tiranës sapo ka hapur procesin gjyqësor për këtë çështje. Dosja që prokuroria ka dërguar në gjykatë jep në detaje historinë që çoi në vdekjen e fëmijës dhe përpjekjet e mjekëve për të fshehur atë që kishte ndodhur. Sipas materialeve të prokurorisë, mjekët nuk kanë marrë të dhëna paraprake për foshnjën, duke e futur atë në sallën e operacionit në një kohë kur Orgesti kishte kaluar një ndërhyrje në apandesit muaj më parë dhe organizmi i tij kishte reaguar negativisht ndaj narkozës. Konkretisht, në raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përpiluar konkluzionet mbi shkeljet e dy mjekëve të kirurgjisë maksimilo-faciale. Sipas tyre, fëmija është dërguar direkt në sallën e operacionit pa një kartelë, ku të paktën regjistrohet afati i shtrimit, duke kaluar nëpërmjet repartit të pediatrisë. Nuk janë bërë analizat për të përcaktuar grupin e gjakut e të dhënat anamnestike, si dhe ka parregullsi në ekzaminimin e patologjive të tjera. Mjekësia Ligjore vijon më tej me shkelje, siç është mungesa e evidencës së reanimimit preoperator. Sapo ka marrë narkozën, fëmija ka vdekur dhe sipas prokurorëve, pas kësaj janë shënuar edhe shkeljet më të mëdha. Aty thuhet se "fëmija Orgest Dardha është shtruar në pediatri, pasi ai kishte vdekur, duke e dërguar në repartin e reanimacionit".
Vdekja e 17-vjeçares
Ndërkohë, ballafaqimi i deklarimeve të mjekëve me rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së pacientes 17-vjeçare nga Korça në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", është një tjetër procedurë hetimore që do të ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Burime nga kjo prokurori bënë të ditur të shtunën për ATSH-në, se deklarimet e mjekëve që mjekuan 17-vjeçaren do të verifikohen me rezultatet që pritet të dalin ditët në vijim nga autopsia e viktimës. Përmes kësaj, procedure pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes së 17-vjeçares nga Korça, si dhe pozicioni i mjekëve në këtë çështje. Prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ka administruar të gjitha materialet hetimore mbi vdekjen e 17-vjeçares nga Korça, Matilda Petriti në spitalin "Nënë Tereza". Grupi hetimor ka administruar kartelat mjekësore të hapura ndaj kësaj shtetaseje para një muaji në klinikën e qytetit të Pogradecit, ku ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale (në bajame). Ndërkohë që objekt shqyrtimi për prokurorinë është bërë edhe praktika mjekësore e ndjekur në spitalin "Nënë Tereza", ku ajo humbi jetën të enjten e javës së kaluar, si pasojë e një hemorragjie. Për llogari të këtij hetimi janë marrë në pyetje edhe dy mjekë, të cilët kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të 17-vjeçares nga Korça.