Berisha me fermerët: Alternativa mavi rrënon bujqësinë
Kryeministri, Sali Berisha u është rikthyer ditën e djeshme bashkëbisedimeve me fermerët ku ka zhvilluar një takim me prodhuesit e qumështit në zonën e Shijakut. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha tha se zhvillimi rural dhe ai i bujqësisë janë dy nga prioritetet kryesore të qeverisë gjatë mandatit të ardhshëm.
Deklarata
Për qeverinë time dhe Partinë Demokratike zhvillimi i qëndrueshëm rural, i bujqësisë dhe sektorëve të saj mbeten një përparësi absolute. Projekti ynë Shqipëria vend i zhvilluar kalon nga zhvillimi i fshatit shqiptar. Ne mbidyfishuam pensionet e fshatit, kemi angazhuar më shumë se 60% të të gjitha investimeve, sepse ajo e tëra ishte Shqipëria e baltës, tha kryeministri Berisha. Në vijim kreu i qeverisë tha se tha se Shqipëria do arrijë prodhimin botëror në bujqësi duke e 10-fishuar atë. Duhet ti besojmë projekteve me të cilat mund ta bëjmë Shqipërinë shumë më të begatë. Gjatë 4 viteve do 3-fishojmë mbështetjen për fermerët, hoqëm taksat për çdo material importi, deklaroi kryeministri.
Akuzat
Duke ju referuar programit të Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së, kryeministri tha se kjo alternativë e propozuar nga socialistët rrënon prodhimin e fermerëve shqiptar. Alternativa mavi thotë se do heqë TVSH për qumështin, po i hoqëm TVSH qumështit të vendeve të tjera konkurrenca bëhet e pandershme. Ne skemi fuqi ti japim fermerit 3 euro në ditë për lopët. Ideja mavi për të hequr TVSH për qumështin, grurin është si të rrënosh fermerët. Kjo nuk do ndodhi. Prandaj e kam thënë ti lëmë ata me ngjala ne të vazhdojmë programin tonë. Unë jam sot këtu për të dëgjuar zërin tuaj, kemi marrë mendimin e ekspertëve më të mirë po do ishte shumë i mangët pa sugjerimet tuaja. Do bëjmë gjithçka që ju të keni fitime më të mëdha, u shpreh kryeministri Berisha. Duke folur për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kryeministri tha se ka një koncept tjetër nga PS-ja, e cila, sipas tij kishte krijuar konceptin e asgjësë për disa rrugë. Qeveria e mëparshme ndërtoi konceptin e rrugëve të asgjësë. Po të shihje hartën e tyre Shqipëria po shkonte drejt asgjëje, koncepti ynë është se nuk ka tokë pa fryte në Shqipëri, në çdo metër katrorë mund të nxjerrësh prodhim, përfundoi kryeministri, Sali Berisha.
Berisha: Në katër vitet e ardhshme
do të ndërtohen veprat më të mëdha
Koncesionet janë levë e Arkimedit për të shndërruar në vlera pasuritë ujore dhe ato të vendit. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës me temë Statkraft në Shqipëri dhe projekti i hidrocentralit të Devollit. Sipas kreu të qeverisë katër vitet që vijojnë shqiptarët do të njohin ndërtime të veprave madhore. Kemi firmosur për ndërtimin e 360 HEC-eve, 300 prej tyre janë në përfundim të ndërtimeve. 4 vitet që vijnë Shqipëria do të njohë punimet civile më të mëdha, ndërtime të veprave më të mëdha ndoshta se çdo vend tjetër. Koncesionet janë levë e Arkimedit për të shndërruar në vlera pasuritë ujore dhe ato të vendit. Shekuj e shekuj ujërat e Devollit janë derdhur në det, të fjetura dhe të pavlera. Kjo është përpjekja jonë e madhe në fushën e energjetikës që ka dhe një synim, dhe ka synim zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Këto vepra të gjitha kthehen në pasuri publike pas afatit të koncesionit, tha kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, një ndër hapat e parë për krijimin e një klime pozitive, ka qenë ulja e taksave. Parlamenti shqiptar vetëm një javë më parë votoi heqjen e çdo takse dhe tarife për çdo kapital të importuar për kapital në Shqipëri. Hoqëm TVSH për hekurin e çelikun që do përdoren për ndërtimin e HEC-eve në Shqipëri. Shqipëria do mbetet vendi i taksave të ulëta, do bëjë gjithçka për mjedisin më miqësor, për këta investitorë të huaj, deklaroi kryeministri Berisha.