Berisha me komunarët: Do iu mbështesim për uljen e varfërisë
Kryeministri Berisha tha dje se Qeveria do të mbështesë komunat në infrastrukturë dhe uljen e varfërisë. Duke folur në një takim të organizuar nga Shoqata e Komunave kreu i Qeverisë tha se "ju garantoj edhe ju të tjerëve se kjo politikë do të vazhdojë dhe ne do të bëjmë që Shqipëria të ketë një nga infrastrukturat më moderne të rajonit dhe Europës, do të bëjmë së bashku, që gjatë këtyre tre viteve, nga çdo fshat, cilido dhe kudo qoftë ai, të arrihet në qendër të komunës me rrugë të mirë, për një kohë jo më shumë se 20-25 minuta dhe nga çdo qendër komune të arrihet në aksin kombëtar rrugor për një kohë jo më shumë se 20-30 minuta". Sipas tij "sa më shumë zhvillohet vendi, aq më e dhimbshme bëhet varfëria, aq më e padurueshme bëhet ajo, aq më e madhe bëhet përgjegjësia jonë e përbashkët. Ndaj le të vendosim së bashku për një kapitull të ri dhe një luftë të ashpër e të vendosur kundër varfërisë".