E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Shalsi - “Berisha,hakmarrje ndaj bashkive”



Nënkryetari i grupit të PS-së, Eduard Shalsi akuzoi kryeministrin Berisha se po hakmerret politikisht ndaj bashkive që nuk drejtohen nga PD. "Sali Berisha ka zgjedhur një rrugë, të vetmen që ai di: atë të pengimit, bllokimit, atrofizimit me çdo kusht dhe vrasjes së autonomisë vendore. Sjellja e Sali Berishës ndaj bashkive dhe komunave në përgjithësi, por sidomos vendimet e marra kundër bashkive kryesore, dëshmojnë se urrejtja dhe hakmarrja politike janë boshti mbi të cilin mbështetet e gjithë veprimtaria e Qeverisë", tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›