Berisha me konsujt: Integrimi në BE prioritet i bazuar në performancë
TIRANË- “Prioritet kryesor për Shqipërinë mbetet integrimi në BE dhe ky proces duhet të jetë tërësisht i bazuar në performancë”. Këtë deklaratë ka bërë kryeministri Berisha gjatë takimit të zhvilluar me 45 konsujt e 45 konsujt e Nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë, që erdhën në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë. Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se Shqipëria nuk njohu recension ekonomik megjithë perballjen me pasojat e krizës globale.
"19 vjet më parë Shqipëria ishte vendi i tretë apo i katërt më i varfër në botë. Ne e filluam këtë udhëtim si një vend me 204 dollarë të ardhura për frymë dhe tani qëndrojmë në grupin e vendeve me të ardhura mesatare të larta, tani jemi një vend me mbi 8000 dollarë të ardhura për frymë. Shqipëria ishte vendi më i kolektivizuar në botë. Sot, Shqipëria është një nga vendet më privatë në botë. Qeveria e Shqipërisë qëndron mes 10 qeverive më të vogla në planet. Shqipëria po e bazon zhvillimin e saj plotësisht mbi iniciativën e lirë, duke shfrytëzuar liritë. Ne nuk e njohëm recesionin ekonomik. Sigurisht u përballëm me pasojat e krizës ekonomike globale dhe europiane, por në vend nuk u zhvillua asnjë recension ekonomik. Liritë ekonomike në botë vitin e kaluar u ngadalësuan, ndërsa në Shqipëri u rritën me 16 për qind”,- deklaroi Berisha.
Kryeministri nënvizoi liritë ekonomike në vendin tonë u rritën me 16%, ndërsa ndër vite është përmisuar klima për biznesin dhe investimet e huaja.
"Disa indekse në këtë aspekt tregojnë se ka progres, ndërkohë që në botë investimet e huaja direkte për periudhën 2007-2010 u zvogëluan me 37për qind, në Shqipëri, investimet e huaja direkte për periudhën 2006-2010 u rritën me 316 për qind. Eksportet në vend për periudhën 2006-2011 u rritën me 300 për qind. e vendosëm një nga sistemet më barrën më të ulët fiskale në Europë dhe më gjerë - taksa e sheshtë prej 10 për qind, kontributet e sigurimeve shoqërore prej 15 për qind, hoqëm shumë tarifa dhe studimet serioze tregojnë se qeveria shqiptare i përket grupit të 10 vendeve me ndërhyrjen më të vogël të qeverisë në drejtim të biznesit, çka është shumë e mirë",- tha Kryeministri Berisha.
Berisha vlerësoi gjithashtu potencialet energjitike dhe turistike të vendit. Ai gjithashtu u shprehu mirënjohjen konsujve për përfaqësimin dhe punën e shkëlqyer që kanë bërë për të promovuar Shqipërinë.
(el.me/BalkanWeb)