Pr/buxheti 2012, nesër shqyrtimi nen për nen në komisione
TIRANË- Projektbuxheti i shtetit për vitin 2012 do të shqyrtohet nesër në komisionet përkatëse parlamentare nen për nen. Pas kësaj faze komisionet do ia përcjellin Kuvendit për miratim në seancën plenare të 5 dhjetorit.
Sipas rregullores së Kuvendit , pas miratimit në parim të këtij p/ligji në Kuvend më 25 nëntor, komisioni i Ekonomisë fillon diskutimin e tij nen për nen.
Miratimi në parim i dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë u bë në orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, pas një seancë debati që zgjati rreth 14 orë. Ligji i buxhetit, i miratuar me 74 vota pro dhe 56 kundër, nuk arriti të marrë votat e opozitës, e cila e kritikoi për fonde të pamjaftueshme në uljen e varfërisë dhe papunësisë në vend, si dhe në kryerjen e reformave në fusha të tjera.
(el.me/BalkanWeb)