E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, humb jetën në aksident nëna shqiptare, shpëton fëmija 4 muajsh

ITALI- Aksident tragjik në rrugët e Italisë, ku një 26-vjecare shqiptare ka humbur jetën, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht fëmija i saj 4 muajsh.

Silvana Mullisi është emri i viktimës, e cila gjeti vdekjen pas përplasjes së automjetit të saj tip ‘Fiat’ me një kamion që vinte nga Zvicra.

Aksidenti ndodhi pranë Domodossoles. Nga hetimet e para policore dyshohet se nënën e re mund ta ketë zënë gjumi në timon dhe kjo ka shkaktuar devijimin e automjetit të saj në korsinë e kundërt dhe për pasojë përplasjen me kamionin.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›